GazetaMax
Lajme

Mexhiti: ASH-ja mbetet pjesë e VLEN-it! Ka devijuar lideri i tyre, të cilin mund ta kuptoj nëse i ka borxh Ahmetit

Izet Mexhiti nga VLEN thotë se struktura e Aleancës për Shqiptarët mbetet pjesë e VLEN-it, përcjell TV21. Sipas tij, ka devijuar vetëm lideri i ASH-së, Arben Taravari, për të cilin thotë se mund ta kuptojë veprimin e tij, vetëm nëse i ka borxh Ali Ahmetit.

“Edhe në të kaluarën, edhe tash kemi të bëjmë me atë që ASH-ja mbetet e përcaktuar aty ku ishte. Si pjesë e VLEN-it, si pjesë e ndryshimeve. Ka hise, ka kontribut në atë fitoren e VLEN-it. Ka kontribut në ndryshim, në rrotacionin politik që ndodhi, këtu ka devijuar lideri i tyre, të cilin mund ta kuptoj nëse i ka borxh z.Ahmeti, por nuk duhet pra edhe gjithë të tjerët për shkak të kësaj të devijojnë nga rruga”, tha mes tjerash Mexhiti.

Related posts

Prof. Bujamin Bela, këshilltar i ri i Izet Mexhitit

Gazeta Max

Zajkova: Qeveria nuk po bën asgjë për reforma në gjyqësi, dikujt i konvenon kjo gjendje

Gazeta Max

Nuk respektuan ndalesën në pyje, sanksionohen tetë persona

Gazeta Max