GazetaMax
Lajme

Mexhiti: BDI-së nuk i mjaftojnë nëntë parti, tani kërkon edhe Taravarin, por VLEN do të fitojë zgjedhjet lokale

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në emisionin “Top Tema” në TV Telma kritikoi BDI-në për përpjekjet e saj për të grumbulluar sa më shumë parti rreth vetes në prag të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe Arben Taravari.

“BDI-së nuk i mjaftojnë nëntë parti politike. Pas Selës, Dudushit dhe të tjerëve, tash e kërkon edhe Taravarin që të jenë konkurrentë në skenën politike e në veçanti në zgjedhje lokale,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se BDI, që gjithmonë ka garuar e vetme në zgjedhjet lokale, tani po kërkon përkrahje më të gjerë. “Asnjëherë nuk ka ndodhur që BDI të shkojë si koalicion në zgjedhje lokale, çdoherë ka shkuar e vetme. Por unë me plot bindje e them se VLEN do të jetë fitues absolut në zgjedhjet lokale,” u shpreh Mexhiti.

Mexhiti komentoi zhvillimet brenda koalicionit opozitar shqiptar dhe pozicionimin e Arben Taravarit, duke aluduar në prapavija të mundshme politike për afrimin e këtij të fundit me BDI-në.

“Ka anketa dhe më vjen keq se kishte një percepcion se BDI më nuk do të kthehet edhe gjatë kohë në pozitë, madje të mos ekzistojnë nëse nuk reformohen. Por dikush po shihet se i ka pasur borgj BDI-së. Duke e ditur këtë, Taravari nuk e ruajti unitetin, por deshi të shkoj me lista të ndara që të gjej arsye të shkoj te BDI,” deklaroi Mexhiti.

Ai la të kuptohet se ndarja nuk ishte rastësore, por pjesë e një skenari për ta legjitimuar kalimin e Taravarit në anën e kundërshtarit politik.

Related posts

“Jehona e Malësisë”: Ne jemi mirë kur asht mirë Shqipëria – Ne jemi mirë kur asht mirë Malësia!

Gazeta Max

Osmani nesër në Podgoricë merr pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut

Gazeta Max

Zëvendësministri Bexheti: Masa 112 – Një mundësi për të rinjtë që synojnë të fillojnë veprimtarinë bujqësore

Gazeta Max