GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Çairi gati për vitin e ri shkollor, më 1 Shtator nis modeli i mësimit me një ndërrim

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se të gjitha shkollat e komunës janë përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 Shtator. Ai theksoi se janë bërë investime aty ku ka pasur më shumë nevojë, si dhe një pastrim gjeneral në çdo shkollë.

“Çairi është gati për 1 Shtator! Gjatë ditëve të fundit kemi vizituar të gjitha shkollat e Çairit, për t’u siguruar që çdo gjë është gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Aty ku ka pasur nevojë, kemi nisur menjëherë investimet e duhura, ndërsa paralelisht është bërë edhe pastrimi gjeneral i të gjitha shkollave,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se vizitat u përmbyllën në SHF “Vasill Vllavinov”, të cilën e cilësoi si “një shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës sonë, ku fëmijë nga të gjitha bashkësitë etnike mësojnë së bashku.”

Sipas Mexhitit, këtë vit rreth 1000 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollave të Çairit. “Për ta, por edhe për çdo nxënës tjetër, kemi një obligim të madh: të sigurojmë mësim sa më cilësor, dhe kushte më të mira,” u shpreh ai.

Në këtë drejtim, kandidati i VLEN-it paralajmëroi se prej këtij viti do të nisë zbatimi i modelit të mësimit me vetëm një ndërrim. “Për këtë arsye po punojmë që mësimi në Çair të zhvillohet vetëm në një ndërrim. Këtë model do ta nisim më 1 Shtator në SHF ‘Kongresi i Manastirit’, për ta zgjeruar më pas edhe në shkollat e tjera,” tha Mexhiti, duke shtuar se kjo do t’u japë fëmijëve më shumë kohë për mësim, aktivitete, zhvillimin e talenteve dhe një fëmijëri më të shëndoshë.

Ai falënderoi gjithashtu drejtoritë dhe stafin e shkollave për bashkëpunimin: “Këto rezultate nuk do të ishin të mundura pa bashkëpunimin e drejtorive të shkollave dhe stafit të tyre. Ndaj, një falënderim i veçantë shkon për ta, për pritjen, për angazhimin dhe për përkushtimin që treguan në çdo hap të këtij procesi.”

Related posts

Durimit po i vie fundi? Pas takimit me Kovaçevskin, Rama: Në Qershor ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Gazeta Max

Rustemi: BDI është derë e hapur e rinisë, ne garojmë me program cilësor e jo me urrejtje ndaj të tjerëve…

Gazeta Max

Aksident në Shkup, humb jetën një çiklist

Gazeta Max