GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Fasada energjetike ku komuna do të mbulojë shpenzimet për ndërtesat

Në një konferencë për media, kandidati i Vlen për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi për ecurinë e projektit të fasadave energjetike në ndërtesat kolektive në komunë.

Mexhiti theksoi se investimi në efikasitet energjetik është prioritet i Komunës, por theksoi edhe ndarjen e qartë të kostove mes institucioneve dhe banorëve.

“Për çdo ndërtesë në Çair, modeli financiar parasheh që Komuna mbulon 30% të shpenzimeve, ndërsa 70% mbulohet nga vetë banorët,” tha Mexhiti para mediave.

Shembulli konkret i paraqitur ishte një ndërtesë ku tashmë ka përfunduar fasada energjetike sipas këtij modeli. Projekti synon përmirësimin e izolimit termik, uljen e konsumit të energjisë dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët.

Mexhiti tha gjithashtu se Komuna do të vazhdojë të mbështesë këtë lloj bashkëpunimi me qytetarët, duke ofruar subvencione të drejtpërdrejta në projekte që ndikojnë pozitivisht në ambient dhe ekonomi familjare.

Related posts

BDI dega Butel mban mbledhjen e fundvitit, kryetari Hasani: Vazhdojmë rrugën dhe misionin e Ali Ahmetit

Gazeta Max

ASK-ja nesër bëhet me drejtor të ri, Dimovski shkon ambasador në Francë

Gazeta Max

Nënshkruhet memorandumi për binjakëzimin e komunave Ulqin dhe Gostivar

Gazeta Max