GazetaMax
Maqedoni

Mexhiti: Fund kaosit dhe vjedhjes së frekuencave, Radio Shkupi do të flasë 24 orë shqip!

“Radio Shkupi është një nga digat kombetare që ka ruajtur identitetin shqiptar në Maqedoni”, tha zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Izet Mexhiti, duke premtuar se qeveria do të adresojë së shpejti problemin e kaosit sa i takon ndarjes së frekuencave, që ka penguar zbatimin e programit 24 orësh në gjuhën shqipe në Radion e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, Radio Shkupi. Programi i tillë, megjithëse i miratuar ligjërisht që nga viti 2018, nuk është zbatuar në praktikë për shkak të mungesës së frekuencave të dedikuara.

“Është qeveri e re, përkushtimi ynë do të jetë maksimal që Radio Shkupi të marrë statusin dhe të ketë përkrahjen e fuqishme të qeverisë për shkak historisë, vlerave dhe për shkak të asaj që vlerësojmë se me traditën që ka, me potencialin që ka mund të bëjë shumë më tepër në informimin në gjuhën shqipe”, tha Mexhiti, në intervistën për emisionin ‘Zëri që lidh breza’ nga Aida Xhoni, që emetohet çdo të mërkurë në Radio Shkupi.

Mexhiti u pyet gjithashtu edhe për raportimet jozyrtare që sugjerojnë se në momentin kur u miratua Ligji për programin e pandërprerë në gjuhën shqipe, licenca nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audovizuale,  frekuencë i ndau një radio stacioni privat, duke mos lënë hapësirë për krijimin e një frekuence të re për kanalin e katërt të Radios së Maqedonisë ku do të kalonte emetimi i programit të etniteteve tjera, ndërsa kanali i tretë t’i mbetet programit shqip. Mexhiti konfirmoi se qeveria është duke punuar për të zgjidhur këtë çështje.

“Dmth ne po ballafaqohemi në këtë gjashtë mujor me shumë dështime në shumë fusha dhe po mundohemi t’i përmirësojmë, t’i evitojmë dhe mendoj se edhe në këtë sferë të informimit ta shohim situatën faktike si është, mirëpo të jeni të bindur që do jetë në favor të Radio Shkupit”.

Kur u pyet drejtëpërdrejt nëse ka të vërtetë në zërat për licencimin e diskutueshëm të frekuencave, Mexhiti u përgjigj shkurt: “Po punohet!”.

Rikujtojmë se Radio Shkupi – programi në gjuhën shqipe, më 28 janar 2025 shënon 80 vjetorin e ekzistimit. Për momentin në mungesë të hapësirës frekuentive, kjo radio flet shqip vetëm 17 orë në ditë.

Related posts

Në Buxhet janë siguruar 250 euro për pajisje elektronike për studentët dhe mbështetje financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë

Gazetamax.mk

Konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale

Gazetamax.mk

Dimitrieska-Koçoska: Me përkrahjen e OECD-së, Maqedonia do të bëhet pjesë e vendeve që implementojnë standarde për shkëmbimin automatik të të dhënave

Gazetamax.mk