GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Kam dhënë vendim negativ për guroren në Straçincë, nuk do të hapet

Mbrëmë, pak para mesnatës, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti qëndroi në fshatin Straçincë, ku u takua me banorët që po protestonin kundër hapjes së një guroreje në këtë zonë.

Gjatë takimit, ministri i informoi qytetarët se tashmë ka marrë vendim negativ për kërkesën për hapjen e gurrores, duke theksuar se ky vendim është rezultat i analizave të thelluara dhe i shqyrtimit të të gjitha raporteve nga institucionet kompetente.

“Prej kohësh kam ndjekur shqetësimet e banorëve dhe i kemi analizuar me kujdes të gjitha dokumentet zyrtare. Rezultatet janë të qarta: aktiviteti i gurrores do të sillte pasoja të rënda për mjedisin dhe jetën e komunitetit – përfshirë rrezikun nga vërshimet dhe dëmtimin serioz të shëndetit dhe jetesës së banorëve”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se vendimi i tij është i prerë: Gurorja nuk do të hapet.

Sipas ministrit, hapi i radhës do të jetë anulimi përfundimtar i koncesionit, i cili do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Ky hap pritet të mbyllë përfundimisht këtë çështje dhe të vendosë drejtësinë në anën e banorëve të Straçincës.

“Gjithmonë do të jem në anën e popullit, në anën e arsyes”, theksoi më tej ai.

https://www.facebook.com/share/1EDfQaog8F/

Related posts

Dy prej tyre vëllezër, kush janë 3 të rinjtë që u dogjën brenda makinës në Fushë-Prezë

Gazeta Max

Ministria e Bujqësisë thirrje deputetëve të miratojnë ndryshimet në ligjin për bujqësi

Gazeta Max

Takim Xhaferi – Turkoviq: Relacionet mes Shkupit dhe Sarajevës lëvizin në vijën përpjetë

Gazeta Max