GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Me përkushtim ndaj punëtorëve për një të ardhme më të drejtë

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, zv/kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izeti Mexhiti, ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë punëtorët që me ndershmëri dhe përkushtim kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të zhvilluar.

Në mesazhin e tij urues, Mexhiti vlerësoi lartë rolin e punëtorëve nga të gjitha sektorët – nga mësimdhënësit dhe mjekët, te punonjësit e sigurisë dhe bujqit – duke i cilësuar si “forca e palëkundur e progresit tonë”.

Ai rikujtoi përkushtimin e Qeverisë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve, duke theksuar rritjen e pagave në sektorët kyç, rritjen e pagës minimale dhe mesatare, si dhe mbështetjen e bujqësisë përmes subvencioneve. Sipas tij, këto janë hapa konkretë drejt një zhvillimi ekonomik më të qëndrueshëm.

“Çdo punëtor meriton më shumë – vlerësim, mbështetje dhe motivim. Politika jonë zhvillimore ka në themel dinjitetin e punës dhe të punëtorit,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar angazhimin për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Related posts

Qytetarët ankohen për kontrata jotransparente nga “shitoret e parave”

Gazeta Max

Filloi para regjistrimit të nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor 2022/2023 në “ Jahja Kemal “

Gazeta Max

Në tremujorin e parë të këtij viti, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.75 %

Gazeta Max