GazetaMax
Ballina

Mexhiti në Prekaz u prit nga Baca Rifat Jashari: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka qëndruar në Prekaz për nderë të Epoesë së UÇK-së. Mexhti nga Prekazi u shpreh se nuk është vetëm një fshat por një monument i pavdekshëm i sakrificës dhe lirisë.

“Prekazi nuk është thjesht një fshat i Kosovës, por një monument i pavdekshëm i qëndresës dhe sakrificës për lirinë. Aty ku gjaku u derdh për idealin më të shenjtë, aty ku pushkët nuk heshtën përballë armikut, aty ku një familje e tërë zgjodhi të bëhet kështjellë e pamposhtur, aty qëndron legjenda e familjes Jashari.
Epopeja e UÇK-së, e gdhendur në marsin e përgjakshëm të vitit 1998, ka në zemër të saj heroizmin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes së tij.

Në atë pranverë të përgjakur, 56 anëtarë të familjes Jashari ranë dëshmorë, por nga ai gjak u rritën rrënjët e lirisë sonë. Ata nuk humbën, por u përjetësuan në historinë e kombit si simbol i krenarisë dhe i sakrificës. Ata i dhanë UÇK-së jo vetëm një epikë heroike, por edhe një motiv të pashtershëm për fitore.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!” ka shkruar Mexhiti nga Prekazi

Related posts

Në farmaci qytetarët kërkojnë ilaçe për ftohjen, dhimbje fyti dhe kollë

Gazeta Max

Doli nga shtypi libri romani i titulluar ”Vdekshmëria e pafajshme”, autore Elhame Gjyrevci

Gazeta Max

Vushe Mjaki vjen me një tjetër hit për fundvit (Video)

Gazeta Max