GazetaMax
Lajme

Mexhiti në T7: Unë dhe ekipi im nuk njohim humbje

Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i koalicionit Vlen për komunën e Çairit, gjatë intervistës për emisionin Pressing në T7, i pyetur nga moderatori Kërquki nëse do të mbajë përgjegjësi politike nëse i humb zgjedhjet, tha se deri më tani ai nuk njeh humbje.

Nuk jam mësuar të humb, tha Mexhiti mes tjerash.

Më tej, ai shtoi se edhe sikur të ndodh nuk do i ikë përgjegjësisë politike.

“Unë nuk jam mësuar të humb, dhe nuk kam humbur asnjëherë deri më tash. Nuk i iki përgjegjësisë. Humbjen nuk e mendoj, sepse as anketat e as terreni nuk e thotë këtë, por edhe nëse ndodh unë nuk i iki përgjegjësisë politike”, tha Mexhiti.

Related posts

Nënkryetari i BERZH-it Bouman në Shkup në takime me Kovaçevskin, Besimin dhe komunitetin bankar

Gazeta Max

Arsovski: BDI deri tani ka qenë imune ndaj fraksioneve brenda partiake

Gazeta Max

Qeveria i’a mori nënshtetësinë Onishçenkos

Gazeta Max