Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka qëndruar në terren në Strugë, ku po zhvillohen punimet në dy projekte infrastrukturore, Rrugën Turistike dhe Kolektorin Lindor.
“Janë investime që lidhen drejtpërdrejt me përditshmërinë e banorëve dhe me nevojat e një qyteti që pret mijëra vizitorë”, ka deklaruar Mexhiti.
Rruga Turistike, me gjatësi prej 1,5 kilometrash, po realizohet me investim prej 202 milionë denarësh në dy faza. Projekti përfshin trotuare, shteg për biçikleta, gjelbërim, kanalizim atmosferik dhe ndriçim publik.
Ndërkaq, në aksin Strugë–Morovishtë po punohet në Kolektorin Lindor, i cili synon lehtësimin e hyrjes në qytet dhe zvogëlimin e kolonave. Krahas infrastrukturës rrugore, parashihen edhe ndërhyrje në ujësjellës, zëvendësim i gypave të azbestit, kanalizim atmosferik dhe ndriçim publik.
Burimi:zyrtare.net
