GazetaMax
Lajme

Mexhiti nga Teneqe Mahalla: Takime të tilla na forcojnë vizionin për Çairin

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorët e Teneqe Mahallës, ku është pritur ngrohtësisht dhe miqësisht. Ai theksoi se ky bashkëbisedim ishte dëshmi e vizionit të qytetarëve për zhvillimin dhe dinjitetin e lagjes dhe të tërë komunës.

“Teneqe Mahalla e Çairit na priti ngrohtësisht e miqësisht, ashtu siç dinë vetëm qytetarët e saj. Ky bashkëbisedim ishte një dëshmi se Çairi ka njerëz vizionarë, të cilët kërkojnë zhvillim dhe dinjitet për lagjen e tyre dhe për tërë komunën,” shkroi Mexhiti.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar projektet e realizuara dhe ato që pritet të vihen në jetë, por mbi të gjitha është dëgjuar zëri i qytetarëve.

“Së bashku diskutuam për projektet e realizuara dhe për ato që na presin përpara. Por mbi të gjitha, dëgjuam zërin e qytetarëve, idetë, shqetësimet dhe vizionin e tyre për një Çair që i ngjan energjisë dhe vitalitetit të tyre,” theksoi ai.

Sipas kandidatit të VLEN-it, takime të tilla janë forca e vërtetë e politikës, sepse ndërtohen mbi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

“Takime të tilla të drejtpërdrejta janë forca jonë, sepse politika e vërtetë ndërtohet mbi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve,” nënvizoi Mexhiti.

Në përfundim, ai theksoi vizionin për një Çair që ecën me hapin e qytetarëve.

“Këto diskutime e forcojnë edhe më shumë vizionin tonë për Çairin: një komunë që ecën me hapin e qytetarëve, që dëgjon, punon dhe ndryshon. Sepse e ardhmja e Çairit ndërtohet këtu, me njerëzit e saj,” deklaroi ai.

Related posts

Autobusët me numër 19 dhe 20 nuk funksionojnë, Arsovska i la pa pagesat që u takojnë

Gazeta Max

Kovaçevski: Integrimi i Ballkanit Perëndimorë nënkupton një Europë më të fortë

Gazeta Max

Selmani: Shumica parlamentare është stabile mirëpo patjetër të zgjerohet që të kalojnë ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max