GazetaMax
Lajme

Mexhiti nuk e përjashton mundësin që Menduh Thaçi t’i bashkëngjitet Qeverisë

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti ka deklaruar sot se si koalicion VLEN janë duke e diskutuar çështjen e riorganizimit të njësive zgjedhore dhe se së shpejti do të dalin me qëndrim konkret.

Zgjedhjet janë afruar, por kjo kërkon kohë pak ma të gjatë. Të gjitha modelet janë të mira, por ne jemi koalicion me shumë parti, të cilat kanë pasur mendime të ndryshme për këtë temë, disa kanë pasur propozim për një njësi zgjedhore, disa për tre njësi, disa për tetë”, tha Mexhit.

Mexhiti poashtu tha se koalicioni qeveritar është stabil dhe se pritet të rritet edhe me deputetë tjerë nga Fronti Europian.

I pyetur se a është e mundur që Menduh Thaçi t’i bashkëngjitet qeverisë, Mexhiti tha se nuk përjashton askënd.

I pyetur në lidhje me deklaratën e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela, se nëse Struga nuk ju takon atyre në zgjedhjet lokale atëherë Fronti Europian nuk ka kuptim, Mexhiti tha se e kam thënë edhe më herët se këto dhjetë vitet e fundit BDI mbijeton me përçarjen e opozitës dhe kjo po vazhdon për ta përçarë faktorin shqiptarë.

“Ka një rregull, ai që përçan, përfundon nga përçarja”, shtoi Mexhiti.

Related posts

95 shqiptarë mbesin të bllokuar në një autobus në aeroportin e Beogradit, me dyer dhe dritare të mbyllura – Dëgjohen duke kërkuar ndihmë

Gazeta Max

OVL UÇK kujton të rënët nga masakrat në Makoc dhe në Hallaq të Vogël

Gazeta Max

Ish ushtari i UÇK Lirim Dinarica: Ju në pushtet dhe opozitë, ngrijeni zërin kundër padrejtësive që na bëhen si shqiptar

Gazeta Max