GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

Kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi sot rrugën 157 në lagjen Gazi Babë, ku punimet për përmirësimin e infrastrukturës po zhvillohen me ritëm të shpejtë. Kanalizimi atmosferik është pothuajse i përfunduar dhe shumë shpejt do të lidhet me gypin kryesor në bulevard. Paralelisht, po realizohet edhe ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit.

Ky projekt do t’i shërbejë drejtpërdrejt rreth 90 familjeve të lagjes, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës. Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, do të vazhdohet me asfaltimin e rrugës dhe vendosjen e ndriçimit publik modern, që do të rrisë sigurinë dhe cilësinë e jetës në këtë zonë.

Mexhiti tha se kushtet atmosferike janë të favorshme dhe është i përkushtuar që punimet të përfundojnë në kohë sa më të shkurtër. Ai theksoi se lagjet e Çairit meritojnë standarde të reja dhe moderne infrastrukturore, dhe se kjo është rruga që ata po ndjekin për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në komunë.

Related posts

Gërkovska: Vendet e Ballkanit Perëndimor tregojnë vullnet politik për luftë kundër korrupsionin

Gazeta Max

Ganiu në Preshevë pritet nga kryetarja Sinani: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet komunave tona

Gazeta Max

Micotakis përsërit mbështetjen për perspektivën në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Gazeta Max