GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Qeveria është stabile, punon për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi sot se edhe pas daljes së Arben Taravarit nga koalicioni qeveritar, qeveria mbetet stabile dhe punon në interes të qytetarëve. Sipas Mexhitit Koalicioni VLEN dhe Qeveria kujdesen për hallet dhe dertet e qytetarëve, ndërsa të tjetër (duke aluduar në ASH-në) brengosen për BDI-në dhe Ahmetin.

“Qeveria është stabile, Qeveria punon për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Ne brengosemi për qytetarët, që ata ta kenë më mirë, ata të tjerët brengosen dhe dëshirojnë që t’ia lehtësojnë Ahmetit. Mirëpo secili do të përgjigjet para strukturave të veta dhe në zgjedhjet që vijnë, zgjedhjet lokale. Për në prioritet mbi prioritetet janë qytetarët dhe votuesit tanë”, deklaroi Mexhiti, VLEN.

Related posts

Defekt në radar, kaos fluturimesh ajrore në Itali/ Preken edhe ato me Tiranën

Gazeta Max

Deputetja Arbana Pasholli pjesë e Samitit për Rindërtimin e Ukrainës në Washington

Gazeta Max

Mislimi: IRI amerikan zbulon se Lëvizja BESA nuk tregon se nga financohet

Gazeta Max