GazetaMax
Lajme

Mexhiti shpartallon Taravarin dhe Snopçen: Tradhtia ndaj elektoratit shqiptar është e qartë

Në një seancë të tensionuar parlamentare, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i dha përgjigje të drejtpërdrejta pyetjes së deputetit të ASH-së, Halil Snopçe, nga krahu i Arben Taravarit.

Me tone thumbuese dhe të mbështetura në argumente, Mexhiti demaskoi përçarjet e Aleancës për Shqiptarët, duke e lidhur shkakun e tyre me kthimin e Taravarit dhe bashkëpunëtorëve të tij tek Bashkimi Demokratik për Integrim, parti të cilën për vite të tëra e kishin kritikuar publikisht.

“Sa i përket pyetjes se pse ka dalë ASH-ja nga kjo qeveri, unë do të përgjigjem me një pyetje retorike? Pse u përça ASH-ja, pse u bënë tre ASH-ja? Sot kemi tre Aleanca të Shqiptarëve, arsyeja pse u përça ASH-ja e Ziadin Selës ishte se u kthyet tek kthetrat e BDI-së edhe pse ishit antipod i BDI-së prej themelimet e tutje dhe kjo është arsyeja pse pjesa më e madhe e elektoratit iu bashkëngjitë ASH-së që ishte me VLEN-in dhe tani do të ndodh e njëjta pasi që ai elektorat është antipod i BDI-së, nuk ka nevojë më tepër por vetëm duhet të merren kritikat, elaborimet e juaja anti BDI, duke filluar nga Taravari dhe ju të tjerët, mjaftojë ato që i keni thënë vite të tëra kundër BDI-së dhe në fund të përfundoni tek BDI. Ju mund të përfundoni tek ata, por nuk do të thotë se do të përfundon edhe elektorati, elektorati nuk janë numra, ata vlerësojnë dhe besoj që ashtu siç vlerësuar para një viti e gjysmë do të vlerësojnë edhe në këto zgjedhje me 19 Tetor,” është shprehur zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Duke vazhduar me kritika të drejtpërdrejta, Mexhiti i kujtoi Snopçes dhe Taravarit debatin e brendshëm në VLEN.

“Veç sa për ilustrim, cili ishte debati kryesor në VLEN nga Taravari dhe ju të tjerët që përfunduat në BDI? Do të dalim me lista të veçanta! Ne të gjithë punonim për unifikimin e VLEN-it, në VLEN të sjellim edhe figura jashtë VLEN-it me kandidatura të pavarura, në VLEN të bashkëngjitet edhe Lëvizja Arbëria dhe të gjithë ta shohin si një opsion i cili është inkluziv dhe i bashkon shqiptarët në një tabor që din t’i përfaqëson, argumenti dhe debati kryesor me muaj të tërë nga Taravari dhe ju Halil Snopçe ka qenë se ne duhet të dalim në zgjedhje me lista të veçanta, derisa të gjithë ne të tjerët brenda VLEN-it thonim se duhet të bashkohemi dhe të dalim edhe jashtë VLEN-it për ta fuqizuar VLEN-in, mirëpo argumentet në vazhdimësi ishin në këtë. Momenti që u takuat me BDI-në, i harruat listat e veçanta, as nuk i përmendët kandidatët e veçantë, qëllimin e keni pasur vetëm si arsye për të dal nga VLEN-i dhe për tu bërë bashkë me BDI-në. Ju ja keni borxh elektoratit t’ia shpjegoni pse keni kritikuar vite të tëra BDI-në për të përfunduar në fund pikërisht tek ata?” ka theksuar Mexhiti.

Mexhiti nuk kurseu as ironinë ndaj fitores së Taravarit në Gostivar, duke theksuar se ajo nuk ishte meritë e elektoratit shqiptar, por rezultat i votave të VMRO-DPMNE-së opozitare asokohe.

“Si fitoi Taravari përballë Nevzat Bejtës po mos të ishin votat e VMRO-DPMNE-së në ato zgjedhje lokale. Dallimi ishte i qartë në elektoratin shqiptar, bindshëm fitoi në ato zgjedhje Nevzat Bejta në raundin e parë, ishin pikërisht votat e partnerit të koalicionit, atëherë në opozitë VMRO-DPMNE-së, që mund ata ta vërtetojnë këtë me numra konkret se sa vota keni marrë nga ata për ta fituar pushtetin në Gostivar. Nuk është ferr ndaj elektoratit që dje të ju konvenon diçka tjetër dhe sot diçka tjetër, andaj vlerësoj se Taravari nuk ka dal nga VLEN-i për asgjë tjetër, por nuk dëshiroj ta ngarkojë këtë bisedë për çështje pak më të rënda, por ai e ka bërë këtë thjesht për kalkulime dhe për të përfunduar atje ku i ka pasur kalkulimet, në kthetrat e BDI-së,” ka deklaruar para deputetëve zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Me këto deklarata, Mexhiti jo vetëm që zbuloi hipokrizinë e krahut të Taravarit në ASH, por edhe hodhi dritë mbi mënyrën si ky grup politik i ka tradhtuar parimet e shpallura për vite të tëra duke përfunduar në prehrin e BDI-së. Mesazhi i Mexhitit ishte i qartë, elektorati shqiptar nuk mashtrohet më nga kalkulimet e vjetra të ish pushtetit, por ai di të zgjedhë opsionin e qëndrueshëm i cili tashmë është VLEN.

Related posts

Shaqiri: Progresi i përshpejtuar i vendit, varet nga harmonizimi i arsimit me tregun e punës

Gazeta Max

MPJ me reagim të ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit bullgar Xhambaski

Gazeta Max

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nuk ka pritje në vendkalimet kufitare

Gazeta Max