Mexhiti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të Alsat, Lirim Hajredini

Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të televizionit Alsat, Lirim Hajredini.

Mexhiti, përmes një postimi në Facebook, tha se lajmi për vdekjen e Hajredinit e ka prekur thellë, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si humbje për komunitetin gazetaresk.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit të televizionit nacional Alsat, Lirim Hajredinit”, shkroi Mexhiti.

Ai shprehu bashkëndjesi me familjen Hajredini, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta. Zoti e mëshiroftë!”, përfundoi Mexhiti.