GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot u mbajt një brifing me mediat lidhur me gjendjen pas zjarrit në deponinë e mbetjeve elektronike në Trubarevë.

Ministri Izet Mexhiti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mjedis Jetësor, Igor Nikoski, drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Ivana Ginovska, si dhe rektorin e Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, prof. dr. Dejan Mirakovski, prezantuan informacionet e para.

Institucionet kompetente informuan se ekipet kanë qenë në terren që nga momenti i parë, kanë ndërmarrë masa adekuate dhe rregullisht e kanë njoftuar opinionin. Vendi i djegur është mbuluar me rërë për të parandaluar djegien e mëtejshme të substancave të rrezikshme. Pritet që deri të premten të jenë të disponueshme rezultatet zyrtare laboratorike.

Prof. dr. Mirakovski theksoi se ekipi nga laboratori AMBIKON pranë UGD – Shtip tashmë ka vendosur stacione matëse për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe se brenda një jave priten rezultatet e para.

Ministria do ta informojë opinionin menjëherë pas marrjes së rezultateve përfundimtare nga analizat.

Related posts

Dita e hënë, 2 janari, ditë jopune për të gjithë qytetarët

Gazeta Max

Të paktën 54 ushtarë të vrarë nga militantët islamikë në Beninin verior

Gazeta Max

Anulohet seanca gjyqësore ndaj ish drejtorit të Geriatrisë, Muhsin Arifi

Gazeta Max