GazetaMax
Lajme

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i ka vlerësuar të mirë e të shëndosha në interes të qytetarëve, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë Veriut, Izet Mexhiti.

Ai në një intervistë për emision “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë projektet e realizuara ndërmjet dy qeverive dëshmojë se po punojnë për të mirën e qytetarëve të dy vendeve.

“Të mira, të shëndosha bashkëpunuese. Bashkëpunimi është në bazë të ideve, projekteve për përafrimin e dy vendeve, si të jemi më afër të interesit të dy qytetarëve dhe besoj se kemi dëshmua që jemi në funksion të interesit qytetar, siç është rasti i pikëkalimit në Bllacë, Jazhincë, siç po hapim tenderimin për rrugën Shkup- Bllacë për 10 km. Pra është intensiv bashkëpunimi dhe po i përafron dy vendet, sepse bazohet në politika që janë në interes të qytetarëve”, ka thënë ai.

Haradinaj u dezinformuar, Adem Hoxhën nuk e njoh dhe se kam takuar

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka mohuar se ka tentuar të bindë deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha i cili i është bashkuar Grupit Paralamnetar të AAK-së për ta votuar Albulena Haxhiun për kreyparlamnetare.

Mexhiti ka thënë se nuk e njeh dhe se nuk e ka takuar asnjëherë.

Aludime të tilla ka dhënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, por sipas Mexhitit kreu i AAK-së është dezinformuar.

“Në parim, bashkëpunimi shqiptar andej dhe këndej kufirit është i natyrshëm, i frytshëm. Ne kemi në Shkup që kanë familjarë edhe në Kosovë dhe ato interferohen në bazë ditore, jo më gjerë dhe unë nuk i shoh të dëmshme, ndërsa për këto kritikat mendoj se e ka dezinformua, z.Haradinaj dikush, sepse deputetin në fjalë nuk e kam takuar asnjëherë në jetë, nuk e njoh. Unë personalisht nuk e njoh se kam taku”, ka thënë Mexhiti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka mohuar se ka përfshirje edhe sa i përket deklaratave të deputetes Duda Balje, e cila kishte thënë se i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Mexhiti ka thënë se herën e fundit kur e ka takuar Baljen ka qenë koha e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni të Veriut.

Ramush Haradinaj kishte thënë se njerëz nga koalicioni VLEN duke përmendur edhe Mexhitin kanë kontaktuar Adem Hoxhën më kërkesë të Albin Kurtit.

“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut me e kontaktuar Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albini. Marrin mundin e gjejnë njerëz këtu për të kontaktuar. Kanë kuzhinën e njëjtë atje, me këtë këtu. Qeveria atje nuk ka qenë aq miqësore ndaj shumë vlerave. Po shihet që e kanë një kuzhinë”, kishte thënë

Haradinaj, duke përmendur zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Izet Mexhiti, si njërin prej këtyre personave.

“Kalkulime, s’ka logjikë të shëndoshë politike” – Mexhiti për largimin e Taravarit

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti e ka cilësuar të palogjikshëm largimin e Arben Taravarit nga koalicioni VLEN.

Mexhiti ka thënë se edhe arsyet e largimit janë të palogjikshme dhe kalkulime.

Ai në një intervistë për “Këndin e Debatit” në Tëvë1, ka thënë se Taravari u largua për të shkuar në BDI-në, ku gjysma e kryesisë së saj është në procedura gjyqësore.

“Veprimet të shpejta dhe të palogjikshme, mendoj që edhe arsyet për kërkohen të jenë të palogjikshme, konspirative… As votuesi i thjesht nuk ka prit që brenda 7 muajve të ndodhin gjitha ndryshimet edhe për të ikë prej përgjegjësisë, sidomos të rikthehet të BDI, por jo të BDI-ja para disa viteve e ka sulmua vazhdimit, por të kjo që është në listat e zeza amerikane, gjysma kryesisë është me procedura gjyqësore, nuk logjikë të shëndosh politike përveç kalkulimeve të cilat i din ai”, ka thënë Taravari.

Ai ka thënë se hapësirat e lënë në qeveri nga largimi i partisë së Taravarit do të plotësohen, duke shtuar edhe disa deputetë të kësaj partie janë kthyer në VLEN.

Related posts

Qeveria dëshiron të parandalojë lajmet e rreme për krizën energjetike, do të informojë rregullisht

Gazeta Max

MF: Kthimi i mjeteve të TVSH-së ndaj ekonomisë me vlerë prej 500 milion eurove

Gazeta Max

Kush ishte Agim Ramadani – Katana?

Gazeta Max