GazetaMax
Lajme

Mexhiti viziton familjen e legjendës olimpike, Shaban Tërstena

Në kuadër të vizitave në Çair, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, vizitoi familjen e legjendës së sportit shqiptar dhe botëror, Shaban Tërstena.

Shaban Tërstena është figurë e madhe dhe krenari kombëtare, i cili me arritjet e tij olimpike i ka dhënë Çairit dhe gjithë shqiptarëve një vend të veçantë në hartën e sportit botëror. Ai ka dëshmuar se edhe nga një vend i vogël mund të lindin kampionë që bëjnë tërë kombin të ndihet krenar.

Në këtë atmosferë familjare dhe mikpritjeje tradicionale, Mexhiti theksoi se mesazhi i madh që përçon figura e Shaban Tërstenës është se me vullnet, vizion dhe guxim, nuk ka kufij për arritjet. Ky frymëzim, tha Mexhiti, është shembulli më i mirë për gjeneratat e reja dhe për gjithë Çairin.

“Ne synojmë që këtë frymë të sukseseve dhe krenarisë ta shndërrojmë në udhëheqje e vizion politik për Çairin e së ardhmes, një vend që do të nxjerrë figura të mëdha jo vetëm në sport, por edhe në art, kulturë dhe shkencë”, ka shkruar Izet Mexhiti.

VLEN-i, sipas tij, mbetet e përkushtuar për të nderuar figurat kombëtare dhe për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja që do ta çojnë përpara shoqërin tonë.

Related posts

Mijëra dërgesa nga gjigandi kinez i tregtisë elektronike Temu u dorëzohen çdo ditë qytetarëve të Maqedonisë

Gazeta Max

Grubi për KosovaPress: Serbia nuk ka zgjidhje tjetër përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës

Gazeta Max

Alarm në Greqi/ Një fëmijë 14-muajsh shfaqet me simptomat e hepatit, sa jemi të rrezikuar edhe ne?

Gazeta Max