GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Xhavit Hasani, histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare

Takimet me Xhavit Hasanin janë gjithnjë të këndshme, sepse ai është histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare. Kështu është shprehur Izet Mexhiti, kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit në një publikim të tij në rrjetet sociale, pas takimit me Xhavit Hasanin, një nga figurat e njohura për kontributin ndaj çështjes kombëtare shqiptare.

Mexhiti ka shkruar më tutje se Xhavit Hasani nuk është vetëm dëshmitar, por edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet më të rëndësishme për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

“Kontributi i tij në të gjitha betejat historike të kombit tonë ishte e mbetet shembull frymëzimi për gjeneratat e reja, të cilat sot jetojnë të lirë për shkak të angazhimit të palodhur të z. Hasanit me shokë.
Të bisedosh me Xhavitin do të thotë të prekësh historinë nga afër, të kuptosh rrugën e mundimshme të kombit tonë dhe të ndiesh forcën e idealit, që i dha jetë lirisë. Respekt e mirënjohje përherë për të!”, ka shkruar Mexhiti.

Related posts

Frizer LUDI në Vjenë të Austrisë bën donacion tek Halil Kastrati për ndërtimin e një shtëpie

Gazeta Max

Flamur Gjoleka: Fushata në Dollnen duhet të zhvillohet me qetësi, sinqeritet dhe kulturë demokratike

Gazeta Max

Bregu: Lëvizja me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, shemb murin e fundit të vizave

Gazeta Max