GazetaMax
Lajme

MF: Qeveria ka siguruar 250 milionë euro me kushte të favorshme

Shkup, 27 shtator – Qeveria mori vendim për emetimin e letrave me vlerë në tregun gjerman, obligacion i njohur si “Namensschuldversschreibungen”, gjegjësisht NSV, në vlerë prej 250 milionë euro. Siç kumton Ministria e Financave (MF), mjetet do të përdoren për shlyerjen e borxheve të vjetra dhe për financimin e nevojave buxhetore.

“Ministria e Financave ka monitoruar vazhdimisht tregjet e kapitalit dhe sipas analizave të gjera, ky instrument me normën e interesit dhe periudhën e maturimit është alternativa më e mirë për portofolin e borxhit publik. Konkretisht, norma e interesit është 3,75 për qind plus EURIBOR 6 mujor, me afat shlyerje 3 vjet dhe 18 muaj grejs-periudhë”, theksohet në kumtesë.

NSV është instrument i emetuar zakonisht nga klientë me cilësi të lartë me një vlerësim të qëndrueshëm të kredisë investitore dhe letrat me vlerë blihen nga investitorë gjermanë. NSV si letër me vlerë e regjistruar është emetuar nga “Dojçe Bank” në Republikën e Polonisë, Irlandës, Belgjikës dhe Mbretërisë së Spanjës. Përveç “Dojçe Bank”, ky instrument financiar është emetuar edhe nga KFW, IBRD dhe EIB.

“Në periudhën e kaluar janë realizuar disa transaksione në tregun ndërkombëtar të kapitalit nga anëtarët e BE-së me rejting kredie më të lartë sesa i yni, ku normat e interesit kanë shkuar deri në rreth 7 për qind, me shuma disa herë më të larta të tërheqjes. Kjo për shkak të shtrëngimit të kushteve në tregun ndërkombëtar të kapitalit, si rezultat i shtrëngimit të politikës monetare nëpërmjet rritjes së normave të interesit nga pothuajse të gjitha bankat qendrore kryesore në botë, për shkak të inflacionit të lartë. Duke filluar nga tremujori i parë i këtij viti, e deri më tani, është vërejtur rritje e ndjeshme e çmimit të tregtimit dhe në tregun sekondar të eurobonove të emetuara, të cilat përfaqësojnë një lloj standardi për përcaktimin e çmimit (normës së interesit) në rast të emetimit të një eurobond i ri. Aktualisht, eurobonot e Maqedonisë së Veriut tregtohen prej përafërsisht shtatë për qind, që do të thotë se nëse Republika e Maqedonisë së Veriut do të shkonte me eurobond të ri, norma e interesit do të ishte rreth tetë për qind”, informon Ministria e Financave.

Në kushte të tilla, sipas Ministrisë, edhe më shumë theksohet nevoja për udhëheqje të politikave të kujdesshme vendore ndaj afrohet gjetja e një burimi tjetër më të favorshëm financimi.

Related posts

Skriningu me BE-në sot vazhdon në Luksemburg, vendi po hy më thellë në reforma

Gazetamax.mk

Zendeli: Ky është moment i duhur të hiqet 20% nga Kushtetuta

Gazetamax.mk

Mot me diell ndërsa pasdite shi i shkurtër i rrëmbyeshëm

Gazetamax.mk