GazetaMax
BALLINA

MF: Republika e Maqedonisë së Veriut zhvillon politika makroekonomike kredibile dhe konsistente, u konfirmua rejtingu kreditor BB+ me perspektivë stabile nga Fitch

Republika e Maqedonisë së Veriut zhvillon politika makroekonomike kredibile dhe konsistente të mbështetura nga politika afatgjate e kursit fiks devizor, treguesit më të mirë të menaxhimit se vendet me performancë të ngjashme ekonomike dhe procesi i integrimit evropian, që është baza e reformave në periudhë afatmesme. Këta janë faktorët me të cilët vendi, në raportin e fundit të Agjencisë Kreditore Fitch, e ruajti rejtingun kreditor të pozicionuar me “BB+” me perspektivë stabile.

Siç ceket në raport, Fitch pret që rritja të përforcohet në vitin 2024, ndërsa deficiti buxhetor dhe inflacioni të ulet.

Në vitin 2024, sipas Fitch, rritja pritet të përforcohet në 2.9% e nxitur kryesisht nga konsumi privat, i mbështetur nga rritja e pagave, më tej realizimi i projektit të autostradës në korridoret 8 dhe 10d, si dhe nga fluksi hyrës i vazhduar i investimeve të huaja direkte. Fitch parasheh që më tej rritja të rritet në 3.6% në vitin 2025, bazuar në perspektivat e përmirësuara midis partnerëve kryesorë tregtarë të vendit. Ndikim pozitiv pritet edhe nga përkrahja financiare nëpërmjet Planit të ri evropian të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Fitch, siç thuhet në raport, në vitin 2024 deficiti buxhetor pritet të ulet në 3.8% të PBB-së, nën ndikimin e masave të ndërmarra nga ana e të hyrave dhe rritjes së aktivitetit ekonomik. Kursime vërehen edhe në pjesën e subvencioneve energjetike dhe bujqësore. Në vitin 2023, burimet e brendshme të financimit ishin të konsiderueshme, por financimi u mbështet edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Inflacioni, sipas raportit të Fitch-it, normalizohet dhe në muajin shkurt ishte 3%, me ç’rast pritet të jetë mesatarisht 3.7% në vitin 2024, ndërsa në vitin 2025 do të bjerë në 2.8%.

Sipas Fitch-it, ndikim pozitiv pritet nga ecuria në procesin e integrimit europian dhe zbatimi i reformave.

Rejtingu kreditor i një vendi tregon shkallën e riskut të investimit në të dhe është një nga treguesit kryesorë që investitorët potencialë marrin parasysh kur marrin vendimet e tyre.

RMV-ja ruajti rejtingun kreditor “BB+” me perspektivë stabile që nga viti 2019.

Rejtingu kreditor i vendit, si dhe politikat e zbatuara vlerësohen edhe nga Agjencia Kreditore Standard dhe Purse, e cila në fillim të vitit dha vlerësim për konsistencën e politikave dhe përpjekjeve për konsolidimin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Related posts

Kamçev në “listën e zezë”, Ageler: Korrupsioni ka pasoja

e-max

30 vite nga rrethimi i Sarajevës

e-max

Kisha Ortodokse Shqiptare në Maqedoni, një ëndërr e parealizuar e Branisllav Sinadinovskit

e-max