GazetaMax
Lajme

Micevski: Nuk e bojkotojmë procesin Zhan Mone por nuk jemi konsultuar për datën

Shkup,8 nëntor – Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni nuk është konsultuar për datën e saktë për mbajtjen e vazhdimit të dialogut në kuadër të procesit Zhan Mone. Nga ajo që e kam si informacion, është se sot është biseduar për ndryshime që mund të nënkuptojnë anashkalim e punës së komisioneve, deklaroi sot koordinatori i grupit parlamentar të partisë opozitare, Nikolla Micevski.

Micevski përgënjeshtroi se VMRO-DPMNE e bojkoton procesin Zhan Mone, duke theksuar se ata janë pjesëmarrësi më aktiv në këtë proces.

“Dëshiroj t’i mohoj disa media që VMRO-DPMNE po bojkoton. Absolutisht jo, VMRO-DPMNE është pjesëmarrësja më aktive në miratimin, gjegjësisht punën e votimit të ndryshimeve të reja të Rregullores që ekziston. Nuk e di pse qeveria e zgjodhi pikërisht ditën e sotme kur tashmë ishte treguar dhe ne paralajmëruam se kemi takime të caktuara paraprakisht, por nga ajo që kam si informacion për atë që u diskutua në këtë proces të Zhan Monesë, është se sot është diskutuar për ndryshime të caktuara, të cilat mund të nënkuptojë anashkalimin e punës të trupave punues”, përkatësisht të komisioneve, tha Micevski.

Ai e theksoi procedurën me gjyqtarët kushtetues kur, siç tha, në gjysmë të seancave është hartuar një raport që dy gjyqtarët të votohen nga Kuvendi.

“Një raport i tillë ka ardhur në Kuvend dhe duan t’ua bëjnë të gjitha komisioneve. Është e qartë se qeveria nuk është e gatshme të përballet me kritika, të dëgjojë argumente sepse Rregullorja ekzistuese ofron mundësi që të kufizohet diskutimi në seancë plenare, por mundësi më e madhe për diskutim në një trup pune”, tha Micevski.

Këto, siç tha ai, janë mendimet e tij për synimet e qeverisë sepse nëse do të ishin në një nivel më të lartë do të ishin në një mandat tjetër.

Micevski thotë se kanë marrë datë për mbajtjen e takimit pa mundësi marrëveshjeje dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së tashmë kanë pasur një takim me eurodeputetët që do të vijnë sot në Kuvend.

Së bashku duhet t’i dakordojmë datat e takimeve të përbashkëta, shtoi ai, duke theksuar se më herët kur ishte paraparë vazhdimi për më 28 tetor, Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së kishte një manifestim treditor në Ohër, në të cilin ai mori pjesë.

Related posts

Panel diskutim në temë dezinformatat, propaganda dhe narativat proruse në media

Gazetamax.mk

Koordinatori i zgjedhjeve të Forumit rinor të BDI-së, Festim Halili fillon aktivitetet

Gazetamax.mk

Komisioni për sistem politik i mbështeti ndryshimet e ligjeve për shoqata dhe për parti politike

Gazetamax.mk