GazetaMax
Lajme

Mickoski: Askush nuk do të marrë mandat në zgjedhje për ta ndryshuar Kushtetutën

Shkup, 24 janar – “Në Maqedoni n zgjedhjet e fundit askush nuk mori mandat për ndryshim të Kushtetutës, asnjë parti nuk e prezantoi këtë në programin e vet. Prandaj mendoj se zgjedhjet e parakohshme janë mënyra e vetme që qytetarët ta thonë atë që e mendojnë dhe si mendojnë se Maqedonia duhet të lëvizë në periudhën në vijim”, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në intervistë për gazetën serbe “Politika”, në pyetjen përse nuk dakordohet me ndryshimin e Kushtetutës dhe kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai shton se sipas hulumtimit të fundit të mendimit publik, rreth 60 për qind e njerëzve nuk janë të kënaqur nga puna e qeverisë dhe politikave të saj.

Lidhur me bashkëpunimin mes RMV-së dhe Serbisë, kryetari i VMRO-DPMNE-së vlerëson se ka hapësirë për përmirësim, posaçërisht në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe ekonomisë në përgjithësi. Fokus i posaçëm, thekson Mickoski, duhet të vihet në projekte të cilat do të kontribuojnë për jetë më të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes së tyre më me perspektivë.

Këtë vit, RMV kryeson me OSBE-në dhe Kartën e Adriatikut, është anëtare e NATO-s dhe zhvillon politikë të harmonizuar me politikën e BE-së. I pyetur se çfarë strategjie do të rekomandojnë si opozitë parlamentare në kontekst të politikës globale, Mickoski potencon se ne jemi vende të vogla prej të cilave nuk varen shumë procese globale, por vendimet që i sjellin politikanët për këto procese, ndikojnë shumë në jetën e qytetarëve. Për të mirën e jetëve të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë, thotë Mickoski, duhet të punojmë për ndërtimin e paqes dhe në atë mënyrë të kontribuojmë për paqen në Evropë. Një proces i tillë, thekson, do të na ndihmojë të dalim nga kjo vorbull, siç thatë, së bashku, pa pasoja më të mëdha.

Sipas tij, mundësia e vetme që i ofrohet Shkupit, Beogradit dhe Tiranës në këtë krizë është të dëshmoni se janë mësuar leksionet nga e kaluara dhe të ndërtojnë të ardhme të përbashkët më të mirë.

Në pyetjen se si e sheh zhvillimin e mëtutjeshëm të integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor, Mickoski decid se ato janë Kriteret e Kopenhagës, pa kushtëzime shtesë

Related posts

Vendosen shporta të reja në sheshin e kryeqytetit

Gazetamax.mk

Nikollovski: Jemi për anëtarësim në BE, por pa e ndryshuar Kushtetutën

Gazetamax.mk

Petritsch: Plani evropian, hap i mirë përpara – Asociacioni s’duhet t’i ngjajë Republika Sërpskas

Gazetamax.mk