GazetaMax
LAJME

Mickoski planifikon zgjedhje të parakohshme përmes protestave

Shkup, 3 qershor – Para nesh janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat do ta kërkojmë besimin e qytetarëve dhe në të cilat do të tregojmë se nuk jemi të gjithë të njëjtë, edhe pse disa udhëheqin fushatë se të gjithë politikanët ishin të njëjtë, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Në deklaratë për mediat në Manastir ai tha se më 18 qershor do të mbajnë protestë para Qeverisë, ndërsa pastaj edhe verë protestuese e gjithë kjo me qëllim që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kryeministri deklaroi se gjithçka që kanë bërë në këto katër muaj është më shumë se gjatë 4 viteve të kaluara. Deklarata e kryeministrit nuk e ndjejnë qytetarët dhe gjithçka që nuk ndjejnë qytetarët atë herë ajo që thuhet është manipulim dhe gënjeshtër. Nëse kryeministri dëshiron të jetë real duhet të thotë se kemi inflacion rekord, se jemi në fund sipas investimeve të huaja dhe vendore, se kemi kapituluar para krizës energjetike, se jemi në fazën e kapitulimit para krizës ekonomike dhe se nuk ka perspektivë sepse janë shkatërruar të gjitha pozicionet nacionale, ndërsa qytetarët jetojnë rëndë dhe mezi e lidhin fundin me fundin, nga i pari në të parin. Ky është realiteti me të cilin duhet të dilet para qytetarëve, e jo të jepen deklarata të rreme”, theksoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se i mbështesin punëtorët, por jo edhe liderin sindikalist të LSM-së dhe tha se partia politike BDI nuk duhet të organizojë festa të shtrenjta në kohë të krizës.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me krizën energjetike dhe goditjet e çmimeve, Mickoski theksoi se shtrenjtimi i rrymës është i pashmangshëm, ndërsa mundej të parandalohej.

Gjatë qëndrimit në Manastir, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski ishte i shoqëruar nga nikoqiri i tij, kryetari Toni Konjanovski i cili e informoi për rikonstruimin e hyrjes së komunikacionit në Manastir nga ana e Resnjës, si dhe për projektet infrastrukturore vijuese të cilat i realizon komuna.

Related posts

Kovaçevski: Ballkani i hapur lidh rajonin, përshpejton zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian

e-max

Konjufca: Kosova dhe Kuvendi është shtëpia e diasporës

e-max

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim presidentin letonez Levic

e-max