GazetaMax
LAJME

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim presidentin letonez Levic

Shkup, 21 prill – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me presidentin e Letonisë, Egils Levic i cili po qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë. Në takim ka qenë e pranishme edhe Monika Zajkova në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit të Kuvendit me parlamentet e vendeve Baltike: Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë.

“Duke i uruar mysafirit mirëseardhje në emër të deputetëve, Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen nga Republika e Letonisë për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut, si edhe për qëndrimin në pozitën se politika e zgjerimit paraqet një nga politikat më të suksesshme të Unionit. Ai më tutje theksoi se vendi e përmbushi përcaktimin e vet strategjik për anëtarësim në NATO, ku tani më viti i dytë është anëtare e plotfuqishme dhe kontribuon si në stabilitetin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, a në raport me integrimet evropiane, nënvizoi se presim përparim në procesin e integrimit në drejtim të mbajtjes sa më të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare e cila do të shënojë fillimin e negociatave me Unionin. Duke theksuar se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për negociatat, Xhaferi informoi se kontaktet me Bullgarinë janë intensive, që i jep shpresë se deri në fund të kryesimit francez me BE-në, procesi i eurointegrimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të debllokohet”, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit.

Presidenti Levic, siç theksohet në kumtesë, është shprehur se Republika e Letonisë çdoherë e ka mbështetur procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor sipas kritereve të anëtarësimit dhe avancimit të secilës prej vendeve dhe në atë drejtim, potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë gjithçka në pjesën e saj dhe se tani është koha që Bashkimi Evropian ti ndërmarrë hapat e mëtejshme sepse në të kundërtën, do të vihet në pyetje besueshmëria e Unionit.

“Sipas tij, zgjerimi nuk është vetëm në interes të Maqedonisë së Veriut, por edhe i Unionit në aspekt të sigurisë gjeopolitike. Ai shprehu bindje se së shpejti do të gjetet mënyrë për vazhdimin e procesit të zgjerimit dhe konfirmoi se ai në anën e tij do të zotohet që kjo të bëhet realitet sa më shpejtë që mundet. Presidenti Levic e përshëndeti edhe vendimin për prezencë ushtarake të kontingjentit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në pjesën lindore të Aleancës, i cili përgatitet të sistematizohet në Letoni në qershor të vitit 2022”, informon kabineti i Xhaferit.

Ndryshe, bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe për gjendjen në Ukrainë, ndërsa e dënuan agresionin e Federatës Ruse dhe u pajtuan se nevojitet të tregohet solidaritet me qytetarët e Ukrainës dhe të mbështetet fuqimisht rendi juridik ndërkombëtar me qëllim që të evitohet anarki globale.

Related posts

Takime me qytetarë, Osmani: Na duhet mbështetja juaj për të udhëheq me shtetin

e-max

Nestorovska në takim të Këshillit për bashkëpunim të vendeve anëtare të SELEK-ut

e-max

Nga sot, Prokuroria fillon punë me sistemin e ri për rritjen e efikasitetit

e-max