GazetaMax
Lajme

Mickoski: Po punojmë për shumicë të re por kujdesemi të mos del një Kastriot tjetër

Shkup, 18 tetor – Duke folur për deklaratat e funksionarëve të qeverisë se në VMRO-DPMNE ka një krah proevropian i cili do të votonte për ndryshimet kushtetuese, lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski në RTVM u përgjigj me një kundër pyetje, duke thënë ndoshta ata kanë deputetë për një shumicë të re në Parlament?

“Të mos paralajmëroj shumicë të re, por ashtu siç ata paralajmërojnë se po negociojnë, edhe ne kemi të drejtë të punojmë në shumicë të re për të rëzuar Qeverinë. Normalisht se punojmë në këtë, ka hapa konkret. Vetëm po kemi kujdes të mos del një Kastriot i ri. Bisedojmë me disa nga 120 deputetët”, tha Mickoski, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, grupa aktuale e deputetëve e VMRO-DPMNE-së nuk është e rrezikuar nga kërcënime potenciale për burgim, të rrezikuar nga procese politike, e në udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së ka monolit, kohezion dhe jo përçarje si në koalicionin qeveritar.

“Në VMRO-DPMNE nuk ka lloj lloj mosmarrëveshjes. Shihni koalicionin qeveritar, shihni RDM-në, shini çfarë ndodhë në PLD, në LSDM dhe BDI të mos flasim. Tani ne mund të punojmë për shumicë të re dhe mposhtje të LSDM-së”, tha Mickoski./Zhurnal.mk

Related posts

Kasami kërkoi dorëheqjen e drejtoreshës së Gjimnazit, reagon këshilltari i BDI-së Osmani

Gazetamax.mk

Jolevski: Puna e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit është kyçe në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Panel diskutim: Dezinformatat ruse ndikojnë negativisht mbi të menduarit e njerëzve

Gazetamax.mk