GazetaMax
Lajme

Mickoski pranon marrdhëniet jo të mira me Arsovskën: Ndonjëherë rrugët mund të ndryshojnë

Shkup, 12 shtator – Çdo projekt i lidhur me Qytetin e Shkupit, që është në drejtimin e duhur, pa dallim nëse është nga kryetarja Danella Arsovska ose nga shumica e Këshillit, do t’a ketë mbështetjen tonë. Çdo projekt të cilin e vlerësojmë që nuk është në drejtim të politikave të mira ne nuk do t’a mbështesim, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pyetjen nëse Arsovska e ka ende mbështetjen e tij.

Ai në mbledhjen e sotme me kryetarin e Odës ekonomike, Branko Azeski, tha se për të është e rëndësishme që Shkupi të zhvillohet dhe për këtë arsye mbështeti një kandidat të pavarur.

“Por, në jetë keni momente kur do të shihni që pritshmëria nuk përmbushet dhe atëherë rrugët tuaja thjesht mund të ndryshojnë. E rëndësishme është rruga e VMRO-DPMNE-së të jetë ajo e vërteta, ndërsa Shkupi të jetë metropoli, ndërsa nëpërmjet grupit këshillues të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do të vazhdojmë të veprojmë në këtë mënyrë”, tha Mickoski.

Ai në lidhje me ish-sekretarin e përgjithshëm në Qytetin e Shkupit, Gjoko Velçkovski dhe drejtorin e shkarkuar të NP “Ujësjellës dhe kanalizime” Zllatko Perinski, deklaroi se e ka mbështetjen absolute tek ata dhe se beson në punën e tyre të ndershme.

Përkatësisht, Perinski u shkarkua të premten, më 9 shtator 2022.

“Qyteti i Shkupit shkarkoi Zlatko Perinskin, ushtrues detyre si drejtor në NP “Ujësjellës dhe kanalizime” për shkak të arbitraritetit dhe sjelljes së papërshtatshme në një procedurë për tender një milion dollarësh. Për shkak të tentativave për ndikim, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për arbitraritet dhe sjellje të papërshtatshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktorit për tenderin prej 136 milionë euro, për kryerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Perinski u shkarkua të premten me 09.09.2022″, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Mickoski apeloi deri te drejtori i ri, t’a mbarojë këtë projekt, pasi është i rëndësishëm për shkupjanët.

“I uroj fat në punë kryetares së qytetit, sekretarit të ri dhe drejtorit të ri të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” të realizojnë atë që është premtuar për një Shkup modern dhe të realizohet ky projekt jashtëzakonisht domethënës”, përmbylli Mickoski.

Related posts

Hulumtim në Maqedoni dhe BE: Nuk ka fare përmirësim në integrimin e romëve

Gazetamax.mk

MPJ bullgare dënon dëmtimin e klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër

Gazetamax.mk

Çfarë thotë Stejt Departmenti për liritë fetare në Maqedoni? Flet për BFI-në dhe Kishën Ortodokse

Gazetamax.mk