GazetaMax
Lajme

Mickoski: Punëtorët të nënçmuar

Shkup, 1 Maj – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u ka uruar 1 Majin të gjithë punëtorëve në vend. Në shkrimin e tij në rrjetet sociale, Mickoski ka thënë se punëtorët në Maqedoni këtë vit janë të poshtëruar dhe zhvlerësuar, se jeta që u është premtuar atyre u është kthyer në mjerim dhe përditshmëri të pashpresë, duke menduar se si do ja dalin deri në fund të muajit.

Kreu i opozitës maqedonase shkruan se “jemi dëshmitarë të kërcënimeve, presioneve ndaj sindikatave dhe punëtorëve të vendit dhe pengim të së drejtës për grevë të garantuar me Kushtetutë. Me rastin e 1 Majit, ka shkruar edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall kasami, i cila thotë se në vendin tonë punonjësit nuk marrin pagat e merituara, andaj janë angazhuar në mbështetje të sindikatave të cilat kërkojnë të drejta më të mëdha për punëtorët.

Related posts

Shkoi për pushime në Shqipëri- Ia vjedhin veturën në oborr të shtëpisë

Gazeta Max

Taravari: Edhe tetë të lënduar nga zjarri në Koçan janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa nëntë po kthehen nga jashtë

Gazeta Max

Gjobitet nga policia, shoferi që lëvizte me shpejtësi 208 km/h

Gazeta Max