GazetaMax
Lajme

Mickoski: Pushteti po më lufton me fushatë të zezë, por e vërteta është krejtë ndryshe

Shkup, 4 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shkruar se LSDM vazhdimisht po lufton kundër tij, me fushatë të zezë të mbushura me të pavërteta, shantazhe dhe nënçmime, përcjellë Zhurnal.

Sipas Mickoskit, ka dy fakte që dëshmojnë pafajësinë e tij.

“Gjatë ditës së djeshme, në konferencën për media https://sdsm.org.mk/pres-konferencii/51032, janë publikuar një sërë gënjeshtrash, të pavërteta dhe shpifje me qëllim që të më shkaktohet dëm në publik, por kur jemi te e vërteta do të doja të njoftoj opinionin për dy dëshmi. Dëshmia e parë është vendimi i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit nga nëntori i vitit 2019, kur konfirmoi se nuk ka përplasje interesash, e në këtë mënyrë lënda është mbyllur dhe arkivuar me sqarim se të gjitha spekulimet janë të pavërteta”, shkruan Mickoski.

Dëshmia e dytë siç thotë ai, është aktvendimi i gjykatës civile në Shkup, nga prilli i këtij viti, kur gjykta konstatoi se LSDM me qëllim që të dëmtojë imazhin e tij, ka publikuar fakte të pavërteta në fb faqen e tyre zyrtare.

“Janë nervozë sepse afera “numratori” tregon sa fuqishëm e kanë shkatëruar sistemin me tregëtimin e ndikimeve, bizneseve dhe tenderëve të erëta. Jam plotësisht i vetëdijshëm se janë të frikësuar, vjen dita kur do të ketë përgjgejësi për krimet, tradhëtinë dhe turpin që ia shkaktuan popullit maqedonas dhe Maqedonisë. Lufta ime kundër kriminelëve në politikë është i pakushtëzuar. Sa më tepër gënjeni dhe shpifni, aq më tepër më motivoni. Me çdo ditë të kaluar, Maqedonia është gjitnjë e më afër lirisë, ndërsa kriminelët politik më afër përgjegjësisë. Shkojmë deri në fund”, ka shkruar Mickoski./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/MickoskiHristijan/posts/655495092599087

Related posts

Burgjet e Maqedonisë në prag të shembjes përshkak korrupsionit

Gazetamax.mk

Surija Rashidi: Aleanca për Shqiptarët edhe më tej vepron si opozitë

Gazetamax.mk

Paradite mot me diell me vranësira mesatare, pasdite moti i paqëndrueshëm

Gazetamax.mk