GazetaMax
Lajme

Mickoski vazhdon takimin me ambasadorët, u thotë se duhen zgjedhje të parakohshme

Shkup, 10 shkurt – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me u.d. ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Oto Graf. Në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike të vendit dhe proceset evropiane të vendit, njoftoi shërbimi për shtyp i partisë.
Mickoski theksoi se mohimi i vazhdueshëm nga ana e Bullgarisë ndikon në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet vendeve fqinje, duke shtuar se interesi dhe prioriteti strategjik i partisë është që sa më shpejt të fillojë dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por pa shantazhe nën diktat bullgar.

“Mickoski tha se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka dështuar plotësisht në ekonominë e Maqedonisë, ndërsa si rezultat i kësaj po rritet varfëria dhe standardi i ulët i qytetarëve, duke theksuar se nevojiten ndryshime dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai theksoi se vendi nuk merret me krimin dhe korrupsionin që vjen pikërisht nga funksionarët e lartë për të cilët tashmë ka disa procese gjyqësore por nuk ka zgjidhje ligjore, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski u falënderua për mbështetjen nga Republika Federale e Gjermanisë dhe tha se për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve është mirë që takimet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve të intensifikohen dhe përparohen.

Related posts

Në Turqi kapet banda kriminale që fitoi 55 milion euro me baste ilegale, policia me aksion edhe në Maqedoni?

Gazeta Max

Ali Ahmeti nga Haraçina: Aleanca Kombëtare për Integrim drejt triumfit më 19 tetor

Gazeta Max

Sotir Lukrovski në Bardovcë: Qytetarët duan një Karposh të pastër, të sigurt dhe të planifikuar urbanisht

Gazeta Max