GazetaMax
Lajme

Mikpritje e ngrohtë për Emir Sulejmani në L’Aquila, bashkëbisedim me mërgatën shqiptare në Itali

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga koalicioni AKI, Emir Sulejmani, zhvilloi një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në qytetin italian të L’Aquilas, ku u prit me ngrohtësi dhe entuziazëm nga bashkatdhetarët tanë.

Në një atmosferë të ngarkuar me emocion dhe krenari, mërgimtarët shprehën mbështetjen e tyre të plotë për vizionin dhe angazhimin e Sulejmanit për një Zhelinë më të zhvilluar dhe të integruar. Në fjalën e tij, ai theksoi rolin jetik që ka diaspora në ndërtimin e së ardhmes së komunës, duke përçuar një mesazh të fuqishëm uniteti:

“Mërgata jonë është zemra që rreh jashtë atdheut. Çdo takim me ju më jep forcë dhe besim se bashkë – në vendlindje e në mërgim – jemi një trup i vetëm.”

Takimi në L’Aquila është pjesë e një sërë aktivitetesh që Emir Sulejmani po zhvillon me diasporën në Evropë, me qëllim forcimin e lidhjes me qytetarët që jetojnë jashtë vendit, por që vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vendlindjes së tyre.

Përmes këtij takimi, u ritheksua edhe një herë rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve lokale dhe diasporës aktive, me synim konkret arritjen e fitores më 19 tetor dhe realizimin e projekteve që i japin Zhelinës perspektivë të re.

Related posts

Nis inspektimi tek drejtorët në Klinika e Spitale, Kovaçevski dhe Sali: Do shkarkojmë secilin që vjedh

Gazeta Max

Sheshi Iliria në Tetovë: Premtime të parealizuara parazgjedhore të kamufluara me disa karrige dhe baraka

Gazeta Max

Mariçiq: Mbështetje për anëtarësim në BE kemi

Gazeta Max