GazetaMax
Kuriozitete

Milan përgatit kontratën e re për Giroud

Milan do t’i ofrojë rinovim kontrate sulmuesit francez, Olivier Giroud.
Olivier Giroud është dëshmuar si pjesë kyçe e skuadrës së Milan, që kur arriti në ‘San Siro’ vitin e kaluar.
Sipas mediave italiane, Milan do t’ia shpërblejë këtë angazhim yllit të tyre, duke i ofruar rinovim kontrate.
Milan duan ta shtyjnë kontratën për një vit, pra deri në vitin 2024.
Giroud ka bërë maksimumin në një kohë kur Ibrahimovic, Rebic e Origi janë të lënduar.
Në shtatë ndeshjet e para këtë sezon, Giroud ka gjetur katër herë golin, si dhe ka dhënë një asist.

Related posts

Chelsea po përgatit ofertë për Lautaro Martinez

Gazeta Max

“Shpirti ka nevojë të pushojë”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes sot

Gazeta Max

Sanksionet ndaj Abramovich

Gazeta Max