GazetaMax
Kuriozitete

Milan u rikthehet fitoreve, merr kreun e tabelës

Rossonerët kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme.
Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e Milanit është rikthyer te fitorja në Serie A.
“Rossonerët” shënuan fitore të rëndësishme ndaj Genoas në ndeshjen e javës së 33-të, për të vazhduar kryesimin në tabelë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2:0. Rafael Leao dhe Junior Messias shënuan golat e fitores për skuadrën e Piolit, në minutat 11 dhe 87.
Milani pas kësaj fitore ka 71 pikë dhe është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Interi, por “Nerazzurët” kanë një ndeshje më pak.
Kurse, Genoa ndodhet në pozitën e parafundit (19) me 22 pikë.

Related posts

Lëndimi i Christensen – lojtari mund të mungojë tri javë

Gazeta Max

De Jong ndryshon mendimin, dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Gazeta Max

Arrestohet dhe pastaj lirohet Agim Ademi

Gazeta Max