GazetaMax
SPORT

Milan u rikthehet fitoreve, merr kreun e tabelës

Rossonerët kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme.
Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e Milanit është rikthyer te fitorja në Serie A.
“Rossonerët” shënuan fitore të rëndësishme ndaj Genoas në ndeshjen e javës së 33-të, për të vazhduar kryesimin në tabelë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2:0. Rafael Leao dhe Junior Messias shënuan golat e fitores për skuadrën e Piolit, në minutat 11 dhe 87.
Milani pas kësaj fitore ka 71 pikë dhe është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Interi, por “Nerazzurët” kanë një ndeshje më pak.
Kurse, Genoa ndodhet në pozitën e parafundit (19) me 22 pikë.

Related posts

Përfundon pjesa e parë: Leicester City – Manchester City, ende pa gola

e-max

Arthur dhe Juventus do t`i ndajnë rrugët

e-max

Romano: Tuchel refuzon mundësinë ta transferojë Ronaldon

e-max