Milloshoski për 23 tetorin: Maqedonia është ideal dhe amanet që na obligon të ndërtojmë të ardhmen

Antonio Milloshoski ka uruar qytetarët me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, duke përcjellë mesazhin për respektimin e trashëgimisë revolucionare dhe përgjegjësinë ndaj së ardhmes së Maqedonisë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Milloshoski theksoi se Maqedonia në vetvete përfaqëson një ideal, ndërsa Organizatën e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) e cilësoi si ruajtëse historike të këtyre idealeve.

Ai bëri të ditur se me rastin e festës janë vendosur lule të freskëta në shenjë nderimi për themeluesit e Organizatës, të cilët i përshkroi si “idealistë të palëkundur”, të përkushtuar ndaj ëndrrës për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur.

Sipas Milloshoskit, vepra e tyre përbën një amanet që i obligon brezat e sotëm të ruajnë kujtesën historike, të nderojnë sakrificat dhe të kontribuojnë me përgjegjësi për të ardhmen e shtetit.

“Respekt për të kaluarën, përgjegjësi ndaj së tashmes dhe besim në të ardhmen. Rroftë Maqedonia!”, ka shkruar Milloshoski në urimin e tij për festën.