GazetaMax
SPORT

Milner nuk është i gatshëm për ndeshjen ndaj Tottenham

James Milner nuk do jetë me Liverpoolin në ndeshjen e kësaj jave ndaj Tottenham Hotspur.
Gjiganti anglez, Liverpool do të përballet këtë të diele si mysafirë me skuadrën e Tottenham, derbi ky që i takon xhiros së 15 të Premier Ligës.
Mesfushori anglez, James Milner nuk do të jetë i gatshëm që ta bëjë paraqitjen e tij të 600-të në karrierë kundër ‘Spurs’ të dielën.
Milner pësoi një lëndim në kokë në ndeshjen kundër Napolit në Ligën e Kampionëve dhe tani i ka ndërhyrë një protokolli të tronditjeve në kokë, gjë që nënkupton se ai nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në këtë vikend.
“Kur i nënshtrohesh protokollit të tronditjeve në kokë, nuk do të jesh i gatshëm për ndeshjen e radhës sepse duhet të kalosh nëpër disa faza të ndryshme. Ai është mirë. Ai është i gatshëm për stërvitje të vetme të hënën dhe në stërvitje të plota nga e marta”, tha Klopp.
Këtë sezon, 36 vjeçari, James Milner ka arritur të bëjë 18 paraqitje në të gjitha garat, duke e regjistruar vetëm një asistim mbi emrin e tij.

Related posts

E ardhmja e Manchester Cityt: Liga Premier, rinovimi i Pep Guardiolas, ardhja e Erling Haaland dhe stadiumi ‘i ri’

e-max

Punë e kryer: Torreira, shumë shpejt lojtar i Galatasaray

e-max

Ylli i Milanit kryen testes mjekësore, pritet vetëm zyrtarizimi të Barcelona

e-max