Ministri Hoxha pjesë e delegacionit shtetëror, të kryesuar nga Presidentja Siljanovska-Davkova, në COP31 në Antalia

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, do të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve, në kuadër të Konferencës së 31-të të Palëve (COP31) të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Pjesë e delegacionit do të jetë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

Vizita do të realizohet në periudhën 10–13 nëntor 2026, në Antalia të Republikës së Turqisë, ku liderët botërorë, përfaqësuesit e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare do të diskutojnë sfidat aktuale klimatike, avancimin e veprimit global për klimën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me ndryshimet klimatike.

Pjesëmarrja e ministrit Hoxha në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare paraqet një mundësi për promovimin e prioriteteve shtetërore në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe politikave klimatike, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me synim përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe përmbushjen e objektivave klimatike.