GazetaMax
Lajme

Ministri Osmani për vizitë pune në Bullgari

Shkup, 7 nëntor – Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, që sot do të qëndrojë në vizitë pune dyditore në Sofje, gjatë së cilës do të ketë takime me homologun e tij bullgar, ministrin e Jashtëm, Nikollaj Millkov, me kryeministrin e Bullgarisë, Galab Donev, si edhe me liderët e partive kryesore të përfaqësuara në Kuvendin e ri bullgar.

Siç kumtoi MPJ, Osmani do të takohet me Bojko Borisovin nga GERB-i, Kirill Petkovin nga Vazhdojmë me Ndryshimin, Mustafa Karadaj nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri, Kornelia Ninova nga Partia Socialiste Bullgare, Hristo Ivanov nga Bullgaria Demokratike dhe Stefan Janev nga Ngritja bullgare.

“Në takime pritet të diskutohen temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Protokolli dhe Marrëveshja e Miqësisë, sfidat aktuale gjeopolitike dhe aleanca në NATO, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik”, potencojnë nga MPJ.
Në kuadër të vizitës bilaterale, Osmani së bashku me nikoqirin, Milkov do të marrin pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë, në Sofje, me temë “Promovimi i kapitalit konstruktiv në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, MPJ-ja bullgare kumtoi se në kryeqytetin e Bullgarisë sot do të mbahet takim i ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës së Evropës Qendrore, me të cilën Bullgaria kryeson sivjet, në të cilin vendin do ta përfaqësojë shefi i diplomacisë Osmani.

Sipas paralajmërimeve në Takimin ministror të CEI-it, mysafirë specialë janë sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Matias Korman, si edhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Malit të Zi, Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) dhe Nismës së Adriatikut dhe Jonit.

Mbledhja e ministrave të Punëve të Jashtme të CEI do të mbahet në rezidencën shtetërore “Bojana” ndërsa në kuadër të takimit në Hotel Grand “Milenium” do të mbahet Forumi ekonomik dhe afarist.

Prioritetet e kryesimit bullgar janë rimëkëmbja ekonomike dhe sociale nga pandemia dhe nga pasojat e luftës kundër Ukrainës, përmirësimi i lidhjes së transportit, rinia dhe zhvillimi i dimensionit lokal të CEI.

Related posts

Manastiri le të jetë pjesë e kujdesit institucional ndaj margjinave tona etnike

Gazetamax.mk

Spasovski: Është realizuar kursim prej 30 për qind energji elektrike për muajin tetor

Gazetamax.mk

Reportazh/ Një ditë fushate me kandidatin Hysni Sharra në Vlorë

Gazetamax.mk