GazetaMax
Lajme

Ministri Spasovski për vizitë dy ditore në Holandë

Shkup, 28 shator – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bashkë me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nesër dhe pasnesër do t’i vizitojë Hagën dhe selinë e EUROPOL-it në Mbretërinë e Holandës.

“Gjatë vizitës në EUROPOL, Spasovski do të realizojë takim me drejtoreshën ekzekutive, Katrin De Bol, ndërsa pastaj do të marrë pjesë në prezantime nga ana e ekspertëve nga EUROPOL-i për punën e Qendrave Operative, si dhe vizitë në byronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Europol”, informojnë nga MPB.

Ministri Spasovski do të realizojë takim dypalësh me zëvendësin e drejtorit të përgjithshëm për menaxhim me emigrimin ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës, Euke Faber, ndërsa do të takohet edhe me konsullin e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Holandës, Beno Fridberg.

Related posts

Pendarovski në bisedë telefonike me Chollet

Gazeta Max

VMRO Popullore: Nuk do të ketë shoqata me emra nacionalistë, por do mund të ndërtohet monumente?!

Gazeta Max

Në Turqi kapet banda kriminale që fitoi 55 milion euro me baste ilegale, policia me aksion edhe në Maqedoni?

Gazeta Max