GazetaMax
Lajme

Ministria e Shëndetësisë, e Financave dhe FSSH-ja të dorëzojnë propozim zgjidhje për furnizim me terapi për pacientët me fibrozë cistike

Shkup, 1 shkurt – Qeveria në mbledhjen e sotme të 122-të e shqyrtoi Informacionin nga Ministria e Shëndetësisë për nevojën e sigurimit të mjeteve financiare shtesë për ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, për furnizim me terapi për pacientët me fibrozë cistike. 

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, është konkluduar që Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor të mbajnë mbledhje koordinuese, me qëllim të dorëzimit të propozim zgjidhjes. 

Qeveria në mbledhjen e sotme solli Vendim për dhënien e lejes për Vendimin për zgjerimin e veprimtarisë së Institucionit Shëndetësor Publik Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” – Shkup për realizimin e kujdesit specialist – konsultativ dhe  spitalor në nivel dytësor nga lëmia e onkologjisë dhe radioterapisë.

Related posts

NASA publikon pamje, si duket Maqedonia nga stacioni hapësinor ndërkombëtar?

Gazeta Max

Çka është ‘Topi Zanor’ që shkaktoi panik mes protestueve në Serbi?

Gazeta Max

Maksim Dimitrievski u takua me shoqëritë kulturore-artistike: Ata janë mbrojtësit e traditës sonë

Gazeta Max