GazetaMax
Lajme

Miratohen ndryshimet ligjore për heqjen e tatimit progresiv dhe tatimimit të interesit të kursimeve

Shkup, 16 dhjetor – Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjin për tatimin e të ardhurave personale me të cilin nga 1 janari i vitit 2023 vazhdohet me zbatimin e tatimit të sheshtë prej 10 për qind, gjegjësisht hiqet  tatimimi progresiv  dhe shtyhet tatimimi  i interesit të kursimeve deri në hyrjen e shtetit në Bashkimin Evropian. Ndryshimet ligjore që u votuan sot,  janë pjesë e Konceptit të Reformës Tatimore, që e përgatiti  Ministria e Financave, ndërsa duhet të kontribuojë për një drejtësi më të madhe dhe shpërndarje më të drejtë të barrës tatimore, me qëllim të rritjes ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme.

“Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për Tatim të të Ardhurave Personale, të cilat sot u miratuan nga Kuvendi, janë pjesë e përcaktimit  tonë që të vendosim një sistem tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe modern, për të arritur një rritje ekonomike të përshpejtuar, gjithëpërfshirës dhe  të qëndrueshme”, thotë ministri i Financave Fatmir Besimi.

Ai shton se ndryshimet në këtë zgjidhje ligjore janë arritur përmes një dialogu dhe procesi gjithëpërfshirës me të gjitha palët e prekura që e ka zbatuar Ministria e Financave dhe se e gjithë reforma bazohet në Strategjinë për Reforma të Sistemit Tatimor dhe ka mbështetjen e Institucioneve Financiare Ndërkombëtare.

“Me Ligji ekzistues ishte parashikuar nga 1 janari i vitit 2023 të zbatohet tatimimi progresiv, i cili paraprakisht ishte shtyrë për një periudhë trevjeçare. Prandaj edhe e hapëm temën dhe në bazë të analizave dhe së bashku me të gjithë faktorët shoqëror përmes diskutimeve të organizuara arritëm në këtë zgjidhje, për heqjen e  modelit ekzistues. Në periudhën e ardhshme do të  hartohet një model i ri me të cilin do të arrihet qëllimi i synuar”, potencoi ministri.

Nga Ministria e Financave theksojnë se me ndryshimet e pranuara zgjerohet baza tatimore, përmes targetimit të  lehtësimeve tatimore  dhe lehtësimeve në sistemin ekzistues të tatimit mbi të ardhurat personale, sigurohet  drejtësi më të madhe të sistemit tatimor dhe shpërndarje më të drejtë të barrës tatimore bazuar në tatimin mbi të ardhurat personale ndërmjet të ardhurave nga puna dhe të ardhurave nga kapitali, ndërsa si dhe bëhet sqarimi shtesë i dispozitave ekzistuese.

Me tjerash, ndryshimet parashikojnë tatimim të fitimeve kapitale të realizuara nga shitja e letrave me vlerë dhe pjesëve të lëshuara nga fondi investues të  fituara nga 1 janari i vitit 2023, ndryshim të konceptit të tatimimit   të fitimeve kapitale të realizuara nga shitja e letrave me vlerë dhe pjesët e lëshuara nga  fondi investues, në lidhje me periudhën e posedimit, shkallën e tatimimit dhe mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së tatimit; përcaktohet dhe rregullohet baza për tatimimin e përfitimeve jomonetare të tatimpaguesve  të cilët realizojnë të ardhura mbi këtë bazë, hiqet lehtësimi nga tatimi i premisë së paguar të sigurimit të jetës, premisë së paguar për sigurimin shëndetësor vullnetar dhe kontributit të paguar në një fond pensioni vullnetar për personat e punësuar,  përcaktohet trajtimi i një shpenzimi të panjohur të të gjithë shumës së premisë së paguar të sigurimit të jetës për kryerësit e pavarur të veprimtarisë,   rregullohet procedura e përjashtimit apo uljes tatimore në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare për shmangien e tatimit të dyfishtë të të ardhurave që i realizon një person fizik i huaj dhe të ngjashme.

Në Kuvend  në periudhën e ardhshme duhet të miratohen edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për TVSH-në dhe Ligjit për Tatimin mbi Fitimin, të cilat  gjithashtu janë pjesë e Konceptit të Reformës Tatimore.

Related posts

Me cilat vende ka shkëmbim tregtar më shumë vendi jonë

Gazetamax.mk

Ngjarjet e 81- shit, zëri i popullit

Gazetamax.mk

Ministri Boçvarski në Berovë i prezantoi procedurat e thjeshtuara për instalimin e fotovoltaikëve

Gazetamax.mk