GazetaMax
Lajme

Mishell: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat e BE-së sa më shpejtë të jetë e mundur

Shkup, 16 qershor – Kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishell konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet sa më shpejtë të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian që është e rëndësishme jo vetëm për dy vendet por edhe për të gjithë rajonin veçanërisht në kontekst të ngjarjeve të reja gjeopolitike. “Bashkësia evropiane politike”, thekson, nuk është alternativ për zgjerimin, por proces që mundëson thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit.

“Lufta në Ukrainë hap kapitull të ri në historinë evropiane dhe ka vendos zgjerimin e BE-së në plan të parë. Do të dërgojë mesazh të qartë – BE-ja është e përkushtuar fuqishëm për integrimin tonë në BE. Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ky është prioritet më i lartë dhe mbështesim të gjitha përkushtimet për të gjetë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështje bilaterale me Bullgarinë. Unë jam me të vërtet i bashkuar me Francën dhe BE-në për të ndihmuar që të ecë ky proces përpara dhe jam i bindur se kemi zhvillim pozitiv që shumë shpejtë, që do të jetë shumë e rëndësishme për vendin tuaj dhe për të gjithë rajonin”, deklaroi në konferencë të përbashkët me presidentin Stevo Pendarovski që po mbahet në Ohër.

Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të organizojë takim me 27 vendet anëtare dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo, tha, është shumë e rëndësishme për BE-në dhe do të jetë mundësi për të biseduar dhe për tu koordinuar, siç theksoi, në moment kritik dhe thelbësor në histori.

“Dëshirojmë dhe punojmë për të zhbllokuar procesin e Maqedonisë së Veriut dhe për Shqipërinë. Nuk jam sigurtë se çfarë do të ndodh në takimin e radhës të Këshillit Evropian, por do të bëjmë gjithçka për të ndërmarrë hapa vendimtar”, tha Mishell duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë përmban propozimi francezë për veton bullgare, që, siç lajmëruan mediat në Sofje, kryeministri i Bullgarisë Krilli Petkov do ta dorëzojë në Kuvend.

“Ka frustrim dhe mosbesim nga dyja palët. Koha është të veprohet. Kufta në Ukrainë e përshpejtoi procesin. Dëshirojmë të zhbllokojmë procesin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shumë e rëndësishme është të mbahet rritmi dhe të jesh aktiv në proces”, tha Mishell.

“Shpresoj se do të arrihet marrëveshje në drejtim të duhur. Duam të ndërmjetësojmë që të gjendet zgjidhje në mesin e 27 liderëve. E përgatisim këtë takim dhe kjo nënkupton se duhet të kemi nivel të caktuar të diskrecionit që të jemi efikas”, tha Mishell.

Presidenti Pendarovski, theksoi se propozimi francez është punë e brendshme e BE-së në kuadër të përgatitjes së përfundimeve të Këshillit Evropian që Franca si kryesuese me BE-në duhet t’i dorëzojë deri te të gjitha anëtaret.

“Përfundimet janë larg të qenit gati. Ne nuk mund të ndikojmë. Kjo është punë e vendeve anëtare. Është e sigurt se do të ketë paragraf për Maqedoninë e Veriut, si dhe për vende të tjera. Për këtë pyeten të gjitha vendet anëtare, duke përfshirë edhe Bullgarinë”, tha Pendarovski.

Ai përkujtoi se tashmë disa muaj po zgjasin bisedimet ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, të cilat, siç theksoi, udhëhiqen edhe për momentin.

Për ngjarjet aktuale politike në Bullgari, Pendarovski tha se janë punë e brendshme, të cilën nuk do të dëshironte ta komentojë, siç nuk do të doja që dikush tjetër t’i komentojë ngjarjet në vend.

Mishell dhe Pendarovski, në takim kanë biseduar edhe për propozimet për bashkësinë evropiane politike.

“Do të jem i qartë kjo nuk është alternativë e zgjerimit për vendet. Jam i bindur se ky proces do të na mundësojë që ta thellojmë dhe ta avancojmë bashkëpunimin. Gjithashtu kjo do të jetë një nxitje për bashkëpunim edhe ndërmjet partnerëve me BE-në”, theksoi presidenti i Këshillit Evropian.

Ai tha se sa i përket BE-së e mbështet Ukrainën dhe dëshiron që të sanksionohet Rusia, me çka e falënderoi Maqedoninë e Veriut për harmonizimin e plotë për sanksionet e Unionit kundër Rusisë

Related posts

Janë shqiptuar 198 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët

Gazetamax.mk

Bruno Ceka mbledh bashkë gjeneratën e parë të Shkëndijës

Gazetamax.mk

Fshati Sfillare pa mjek amë, askush nuk e zëvendësoi mjeken që ndërroi jetë

Gazetamax.mk