GazetaMax
Sport

Mitoma kërkohet nga gjiganti evropian, Brajtoni kërkon 50 mln euro

Bajern Munihu ka filluar lëvizjet konkrete për të transferuar Kaoru Mitoma nga Brajtoni në afatin kalimtar të verës. Sipas gazetarit Florian Pletenberg, drejtuesi sportiv Maks Eberl dhe Kristof Frojnd do të zhvillojnë një takim me agjentët e Mitomës për të diskutuar mundësinë e transferimit.

Mitoma, 28-vjeç, ka treguar gatishmëri për një hap të ri në karrierë, derisa ai shihet si zëvendësues potencial për Kingsli Komanit ose Liroj Sane, të cilët mund të largohen nga klubi gjatë verës. Bajerni është njoftuar se çmimi i lojtarit mund të arrijë rreth 50 milionë euro, një shumë që Brajtoni mund ta pranojë, pavarësisht se dëshiron ta mbajë futbollistin, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.

Negociatat janë ende në një fazë fillestare dhe nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare. Megjithatë, Bajerni nuk është duke humbur kohë dhe po vlerëson të gjitha opsionet.

Në rast se transferimi i Mitomës dështon, Bajerni ka edhe një plan B. Klubi është në kontakt me agjentin Horhe Mendes për të diskutuar mundësinë e afrimit të Rafael Leao-s nga Milani.

Related posts

Kryetari i Butelit Darko Kostovski u jep qytetarëve llogaridhënie për punën e realizuar tre vjeçare

Gazeta Max

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Gazeta Max

Në Buxhet janë siguruar 250 euro për pajisje elektronike për studentët dhe mbështetje financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë

Gazeta Max