GazetaMax
Kuriozitete

Mo Farah paralajmëron i zhgënjyer për fundin e karrierës së tij

Medalisti olimpik dhe kampioni i botës Mo Farah deklaroi se karriera e tij mund të përfundojë, pasi ai e mbylli i dyti maratonën 10,000 të Londrës.
Atleti i njohur britanik u rikthye të vrapojë për herë të parë që nga Qershori i kaluar, ku ai dështoi që të kualifikohej për në Lojërat Olimpike të Tokios.
39-vjeçari e mbylli konkurrimin një minutë më tepër se sa koha e tij më e mirë, ndërsa i pari doli 26-vjeçari Elis Kros, i cili ishte katër sekonda më i shpejtë.
“Në një garë, trupi duhet që të jetë gati. Nevojitet gjendja më e mirë mendore e fizike të konkurrosh me këta djem”, ka thënë ai fillimisht.
“E dua këtë sport dhe çfarë bëj, kam pasur një karrierë të gjatë. Në karrierën time, kurrë nuk kam qenë kaq shumë gjatë jashtë garimit. Elisi i bëri gjërat mirë dhe më mundi”.
Farah e ka fituar garën e Londrës shtatë herë. Ai shtoi se kampionati botëror në Eugene do t’i mungojë, por nuk pranoi të përgjigjej kur u pyet nëse do të vraponte në Lojërat Olimpike të Komonuelthit apo kampionatin evropian në Gusht.

Related posts

De Bruyne ia “shkund merimangat” portës së Leicesterit – 0-1 për Man Cityn

Gazeta Max

Tuchel pas eliminimit: Merituam kualifikimin, isha i zhgënjyer kur pash gjyqtarët teksa qeshnin së bashku me Ancelottin

Gazeta Max

Arsenal dëshiron lojtarin 60 milionësh

Gazeta Max