GazetaMax
Lajme

Monitorimi i shpërndarjes së lëndëve si në gjyqsor, duhet të zbatohet edhe në Prokurori

Në një intervistë në Televizionin Alsat-M, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se ka marë mbështetjen e kryeministrit të vendit, por edhe të partive të tjera politike për të filluar rrugën drejt procesit të vetingut. Zgjidhja që duhet të kërkohet sipas tij, është zgjidhje sistematike në sistemin e drejtësisë dhe për këtë tha se do të duhet edhe angazhimi për kuadrin ligjor. Për çështjen e reformave në gjyqsor dhe prokurori, ministri Lloga, tha se disa ndryshime janë bërë nga strategjia e vitit 2017, por shtoi se disa ndryshime të tjera duhet të bëhen tani, duke filluar nga sistemi i monitorimit të shpërndarjes elektronike të lëndëve.
“Domethënë ditën që jam futur në ministri, kam kërkuar si bëhet monitorimi i proceseve të shpërndarjes së lëndëve në mënyrë elektronike në prokurori. Dhe aty më është thënë, se nga 1 janari ka filluar të kryhet ky proces por në fakt kjo kryhet edhe në sistemin e gjyqsorit, ku është me atë që është e famshme me AKMIS-in që është keqpërdorur dhe tani ministria ka instrumentin e vetë për të kontrolluar përmes trupave të vetë këtë proces, sa lëndë janë në proces, si ndahen ato dhe këtë kam kërkuar që e njëjta zgjidhje ligjore të vlejë edhe për procesin e përzgjedhjes së lëndëve në prokuroritë e vendit. Domethënë që edhe aty do të ketë ndryshime ligjore dhe neni 107 do të ndryshohet dhe do të shtohet që të ketë mbikqyrje edhe Ministria e Drejtësisë”, u shpreh Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Related posts

“Përderisa politikanët shqiptarë nuk ulen bashkë, politikanët maqedonas “përgatisin” skenare anti-shqiptare”

Gazeta Max

Mexhiti: Mendoj që në rrethanat aktuale është një marrëveshje solide që jep shpresë për një fillim të mbarë dhe një qeverisje të mirë

Gazeta Max

Mbetjet inerte hidhen kudo në Tetovë

Gazeta Max