GazetaMax
Lajme

Mori vetëm 306 vota, Alibeaj: Pazarxhinjë janë brenda, po iki me kokën lart! Në politike nuk do jem, por…

Kandidati për deputet nga koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk arriti të merrte mandat duke siguruar vetëm 306 vota në partinë e re, në një prononcim për media, u shpreh se nga Kuvendi del me kokën lart.

Ai tha se ata që do të jenë në Kuvend janë pazarxhinjtë, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e 11 majit, të humbur kanë dalë shqiptarët.

Ndër të tjera zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e politikë aktive.

“Nuk është hera e parë, kam ikur njëherë në 2013, me kokën lartë. Edhe njëherë në 2019 me kokën ulur. E rëndësishme është si del, unë dal me kokën lartë. Këta që ngelën këtu janë pazarxhinjtë. Kështu e gatuan, bashkë e gatuan. Ia arritën qëllimit. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët. Preja e radhës është drejtësia.

Rrugët e zotit janë të pafundme. Unë nuk kam ardhir si anonim dhe nuk iki si anonim. Në politikë aktive nuk do të jetën, në atë publike nëse më pranoni, pse jo”, tha Alibeaj.

Related posts

Pendarovski: T’i dyfishojmë përpjekjet kombëtare për zhvillim më të fuqishëm ekonomik dhe social

Gazeta Max

Promovim i raportit të dytë në hije për Kapitullin 27 – mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike

Gazeta Max

Xhaferi: Unë besoj tek rinia, gjithmonë është nder të jemi krah sukseseve të juaja

Gazeta Max