GazetaMax
Lajme

Moti sot i ndryshueshëm

Shkup, 13 janar – Paradite me kushte për mjegull në disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 12 gradë, informoi DPHM.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha më të mëdha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Vijon një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira, kohë pas kohe me kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit nëpër lugina. Të shtunën do të ketë reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në vendet më të larta dhe male do të ketë borë të dobët. Ditën e dielë do të ketë më shumë periudha me diell, ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu dhe do të ketë reshje të herëpashershme shiu.

Related posts

Mbi 600 mysafirë në edicionin e 11-të të Ditës së Fasules në Tearcë

Gazeta Max

154 shoferë të sanksionuar në Shkup

Gazeta Max

Institucionet gjithnjë pa përgjigje, por problemi me qentë endacakë kalon çdo kufijë

Gazeta Max