GazetaMax
Lajme

Moti sot i ndryshueshëm dhe reshje të shiut

Shkup, 20 janar – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 6 deri 12 gradë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nga Drejtoria thonë se reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në orët e mëngjesit dhe të paradites në pjesët lindore, ku lokalisht do të jenë të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar. Për shkak të ftohjes në viset malore dhe më të larta reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në ortë e mëngjesit dhe të paradites. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 6, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 9 gradë.

Deri nga mesi i javës së ardhshme do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës me intensitet të ndryshueshëm, më të rrëmbyeshme të hënën. Shtresa e borës, posaçërisht në pjesët perëndimore do të rritet.

Related posts

Rama në një market në Tiranë: Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga tregtarët

Gazeta Max

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

Gazeta Max

Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Gazeta Max