GazetaMax
Lajme

Moti sot jo stabil dhe me reshje shiu

Shkup, 10 qershor – Moti sot do të jetë me vranësira, më i freskët dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20l/m2), të ndjekura me zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 20 deri në 26 gradë Celsius. UV=5.

Në Shkup mot me vranësira dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të fushëgropave do të ketë kushte që proceset të jenë në formë të motit të keq. Temperatura minimale do të bie deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 24 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit.

Edhe në Fushëgropën e Shkupit do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, përkohësisht në formë të motit të keq.

Nga e diela do të ketë stabilizim gradual të motit me rritje të temperaturës së ditës.

Related posts

Për 30 për qind është rritur numri i të prekurve me kancer

Gazeta Max

Aplikimi i detyrueshëm i sistemit për menaxhim me lëndët në prokuroritë publike

Gazeta Max

Instituti patriotik i VMRO-DPMNE-së: Më 4 shkurt “roja heroike” do të jetë te varri i Dellçevit tërë ditën

Gazeta Max